MENU
klinika

Pritet lëvizja e Juventusit

Gjiganti turk kërkon Vrionin, ofron 4 mln euro

03.06.2022 - 19:01

Një ditë më parë, në konferencën për shtyp me Kombëtaren shqiptare, Giacomo Vrioni deklaronte se dëshira e tij ishte të rikthehej te Juventus pas aventurës me Tirol në Austri, ku mori edhe “Këpucën e Artë”.

Por së fundmi ka dalë një pistë shumë interesante. Mediat turke e quajnë të mbyllur marrëveshjen e Besiktas me Juventusin. Sipas tyre, Vrioni do të mbërrijë në Turqi pasi ekipi ka gati 4 milionë eurot që bardhezinjtë kërkojnë për të lëshuar lojtarin shqiptar.

Një bast i fortë për Turqit, që kërkon të shfrytëzojnë në maksimum formën e mirë që po kalon sulmuesi shqiptar. Vrioni te Juventus ka pak hapësira edhe pas largimit të Dybala, pasi janë Morata, Vlahovic, Kean, Chiesa apo Ake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN