MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon veza tek shëndeti i zemrës?

04.06.2022 - 08:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si ndikon veza tek shëndeti i zemrës?

Mjeku: Një studim i bërë në Kinë doli në përfundimin se personat që hanë të paktën një vezë në ditë kanë 20% më pak rrezik të preken nga sëmundje të zemrës, në krahasim me ata që e konsumojnë më rrallë. Në të tilla studime duhet pasur gjithnjë parasysh se faktorë të tjerë të stilit të jetesës mund të ndikojnë (si aktiviteti fizik, stresi etj)

Rekomandimet mbi ngrënien e vezës përgjithësisht janë

Për personat e shëndetshëm: deri në 1 vezë në ditë

Për vegjetarianët: më shumë se një vezë në ditë, duke qenë se nuk konsumojnë burime të tjera të kolesterolit.

Personat e moshuar me nivele normale të kolesterolit: deri në dy vezë në ditë, nëse konsumoni një dietë të shëndetshme.

Personat me nivele të larta të kolesterolit: tregohuni të kujdesshëm me ngrënien e vezëve, vecanërisht nëse keni diabet apo rreziqe të tjera me shëndetin e zemrës.

Idealja është të ndiqni këto rekomandime, ndërkohë që konsumoni një dietë të pasur me vlera ushqyese.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.