MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj që hormonet jashtë kontrollit?

02.06.2022 - 09:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si ta kuptoj që hormonet jashtë kontrollit?

Mjeku: Çoni dorën nëse, gjatë javëve të fundit, jeni ndjerë të lodhur, të fryrë apo nevrikë. Ju duken të njohura këto shenja? Atëherë duhet të dini shkakun: hormonet kanë dalë jashtë kontrollit, duke ju prishur humorin, dëmtuar lëkurën dhe shëndetin mendor. Edhe pse nivelet e hormoneve zakonisht stabilizohen pas periodave, faktorë të ndryshëm, si stresi apo ankthi, mund t’i nxjerrin ato jashtë kontrollit. Si mund ta kuptoni nëse këto simptoma kërkojnë një vëmendje mjekësore.

Lodhje

Lodhja është një nga simptomat për të cilën ankohen më shumë njerëzit, duke qenë se ka disa shkaktarë të mundshëm. Nëse ndiheni të lodhur pas një jave me provimet përfundimtare ose orët e gjata në punë, atëherë me siguri ejni mirë ga ana shëndetësore. Por, nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe keni shtuar së fundmi peshë,  keni luhatje të oreksit dhe ndryshme në mënyrën e jashtëqitjes, atëherë mund të jetë shenjë e hipotiroidizmi (tiroide jo mjaftueshëm aktive). Të gjithë ndihemi të lodhur, megjithatë, nëse e juaja nuk duket logjike, atëherë është mirë të bëni një kontroll.

Ndryshime të lëkurës

Ju janë shfaqur puçrra sërish në fytyrë. Edhe pse ato mund të shkaktohen edhe sepse bini në gjumë pa hequr grimin, mund të jenë shenjë paralajmëruese edhe e ndonjë problemi me shëndetin. Shfaqja e akneve apo puçrrave në rini mund të sugjerojnë një nivel të lartë të testosteronit. Fatmirësisht mjeku mund t’ju rekomandojë ndonjë ilaç për stabilizimin e niveleve të hormoneve dhe pastrimin e lëkurës.

Rritje të flokëve

Flasim për rritje vërtet të shpejtë të flokëve. Nëse vini re një rritje të shpejtë të flokëve, brenda një muaji, ose ju janë shfaqur qime në gjoks, shpinë ose krahë, mund të jenë shinjë e rritjes së niveleve të testosteronit.

Çrregullime të menstruacioneve

Ashtu si lodhja, edhe çrregullimi i ciklit menstrual mund të jetë rezultat i disa faktorëve, si stresi, probleme me tiroidet, nivelet e ulëta të estrogjenit ose sindroma policistike e vezores.

Djersitja gjatë natës

Tani gjatë verës djersitja gjatë natës është diçka normale dhe e zakonshme. Por, nëse ambienti është i freskët dhe ju ndërkohë vazhdoni të djersitni shumë gjatë natës, atëherë mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të estrogjenit dhe ovulacionit të rrallë – të ngjashëm me perimenopauzën. Kjo fazë fillon rreth 10 vite pasi një grua të hyjë në fazën e menopauzës, prandaj, nëse keni çrregullime të shumta të ciklit menstrual që para moshës 40 vjeç, gjasat janë shumë të mëdha që të keni një menopauzë të hershme. Në këtë rast rekomandohet një vizitë tek mjeku për t’u siguruar nëse nuk është asgjë serioze.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.