MENU
klinika

Ndiqni këto truke të thjeshta!

Si të përballoni lehtë vapën gjatë verës

05.06.2022 - 12:54

Ditët e verës mund të jenë shumë të vështira, kur temperaturat rriten dhe muret nxehen, kështu që është e pamundur të biesh në gjumë gjatë natës. Nëse nuk keni kondicioner ose thjesht nuk e përdorni, ka mënyra për t’u freskuar.

Vendoseni ku duhet freskuesen në dhomë

Freskueset lejojnë që ajri të rrjedhë kudo në dhomë prandaj mos e vendosni atë pranë dritares. Është më mirë ta vendosni pranë derës ose korridorit të hapur në mënyrë që ajri më i freskët nga korridori të hyjë në dhomë.

Kombinimi i akullit dhe freskuesen

Vendosni një enë më akull para freskueses. Ndërsa shkrihet, freskuesja do të përhapë ajrin e ftohtë nëpër dhomë, shkruan abcnews.al.

Vendosni një leckë të lagur në dritare

Një dritare e hapur dhe një leckë e lagur bëjnë të njëjtën gjë si akulli dhe një freskuese. Para se të shkoni në shtrat, hapni dritaren dhe vendosni një leckë të lagur. Në këtë mënyrë, në vend të ajrit të ngrohtë, në dhomë do të hyjë ajër pak më i ftohtë.

Flini në çarçafë pambuku

Gjatë verës ju duhen vetëm çarçafë pambuku, të cilat janë më të holla dhe më të lehta. Pambuku është një material i përshkueshëm nga ajri dhe është i këndshëm për lëkurën, dhe duke qenë se ka shumë lloje të tij, është mirë të zgjidhni një prej pambuku të pastër, shkruan abcnews.al.

Hidratoni veten

Një nga mënyrat më të mira për t’u freskuar gjatë verës është të ulni temperaturën e trupit duke pirë sa më shumë ujë. Para se të shtriheni, pini një gotë ujë. Mos e teproni, sepse më pas do të shqetësoheni nga fakti se do të ngriheni shpesh për të shkuar në tualet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Specialistja e ISHP këshilla qytetarëve

A ndikojnë temperaturat e larta tek të vaksinuarit?

Ekspertët kanë disa sugjerime

Keni probleme me gjumin për shkak të vapës?