MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohet myku vaginal?

09.06.2022 - 10:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si trajtohet myku vaginal?

Mjeku: Diagnoza mund të vihet me dy rrugë:

Me anë të vizitës gjinekologjike
Nëpërmjet testeve laboratorike (analiza e mykogramës), që përcaktojnë llojin e mykut dhe antimykotikun specifik për ta luftuar. Sot gama e mjekimit është e gjerë dhe në varësi të mykut, rezultatet janë pozitive.
mjekja dhe pacientja
mjekja dhe pacientja
Trajtimi

Mjekimi është lokal duke filluar nga lavandet (larje-shplarje), kremrat, ovulat që kanë në përbërjen e tyre medikamentin antimykotik. Ka edhe mjekim të gjeneralizuar që jepet me tableta nga goja. Mirë është që mjekimi të jetë sa më rezultativ dhe të konsistojë në dhënien e mjekimit specifik në bazë të analizës konkrete (mykogramës).

Parandalimi

Të përjashtohen veshjet sintetike
Veshjet e ngushta
Kujdes dhe higjienë maksimale në plazh
Kujdes në të ushqyer
Të ruhen nga infeksionet që merren gjatë plazhit.
Përdorimi i peshqirëve të personalizuar është shumë i rëndësishëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN