MENU
klinika

"Urime Presidentit të zgjedhur sot!"

S’ka më dilema! Meta njeh Bajram Begajn si pasardhës

04.06.2022 - 20:23

Presidenti në detyrë deri më 24 Korrik, Ilir Meta ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foton e Begajt në momentin kur është mësuar se është zgjedhur President duke e uruar për detyrën e re si kreu i shtetit.

“Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!” – shkruan Meta.