Dwayne Johnson sapo i bëri mamasë së tij, Ata Johnson, surprizën më të bukur. Në një grup videosh, The Rock kapi reagimin e mamasë së tij për shtëpinë e saj të re, duke e shëtitur atë nëpër disa nga dhomat e saj.
Në videon e parë, The Rock i tregon nënës së tij shtëpinë e saj të re. Teksa hyn, ajo menjëherë emocionohet, duke parë dhomat dhe duke u ndalur tek një fotografi familjare.
View this post on Instagram
“Kur isha djalë i vogël, e urreja kur nëna ime qante”, shkroi Johnson. “Këto ditë, me kënaqësi do t’i pranoj lotët e gëzimit.
“E befasova nënën time dhe i bleva një shtëpi të re. Mua dhe ekipit tim të projektimit m’u deshën 8 javë për ta përgatitur, ku ajo mund të kalonte nga dera e saj për herë të parë dhe gjithçka ishte krejt e re dhe një surprizë totale,”tha ai në mbishkrimin e videos.
Sipas shkrimit të tij, The Rock u sigurua që ta bënte këtë shtëpi më të veçantën, duke marrë parasysh faktin se ajo donte që të ishte shtëpia e saj e fundit.
“Gjithçka që ajo pa ishte krejt e re dhe një surprizë totale. Unë kam qenë mjaftueshëm me fat që i kam blerë disa shtëpi gjatë viteve, por kjo është e veçantë pasi më ka thënë vazhdimisht gjatë këtyre viteve të fundit, pas një jete udhëtimi, dua që kjo shtëpi të jetë e fundit. Kjo është ëndrra ime. Mami, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të të bëj të lumtur – mirë se erdhe në shtëpi.”
“Gjithmonë them, nëse ke një nënë të mirë, atëherë ke mundësi të bëhesh një qenie njerëzore e mirë dhe e kujdesshme. Le t’i japim të gjithë nënave tona një përqafim të fortë këtë fundjavë dhe t’i bëjmë ato të lumtura”, shkroi Johnson
View this post on Instagram
Në një video tjetër, The Rock i tregon nënës së tij “Dhomën e Smackdown”, një dhomë që ajo e do, por ai e urren, dhomë që ajo e ka mbushur me kujtime kushtuar karrierës së gjatë të djalit të saj.
“Në shtëpitë e saj ajo ka gjithmonë “Smackdown Room”-in e saj ku ruan arritjet dhe sendet më të bukura të Rock, por me kalimin e viteve ato janë mbushur plot – kështu që për shtëpinë e saj të re, unë bëra këto pajisje të bukura të ndërtuara dhe shtova disa artikuj kujtimesh – postera, topa lojërash të Universitetit të Majamit, çmime filmash, tituj kampionati etj,” shpjegoi ai.
“Kjo është dhoma e saj e preferuar për të sjellë mysafirë dhe është më pak e preferuara ime,” tha ai, duke thënë se nuk e shijon një hapësirë me të gjitha arritjet e tij.
“E vërteta është, kur unë jam vetë në këtë dhomë që ajo ka krijuar, kanë një energji kaq pozitive dhe të bukur. Gjithmonë një kujtesë e mirë për mua që të mos harroj kurrë se nga kam ardhur dhe të jem gjithmonë mirënjohës. Mirë se vjen në shtëpi mami.”