MENU
klinika

Pas ekzekutimit të Ergys Dashit në Ekuador

Trafikantët shqiptarë të kokainës kërkojnë siguri në Peru

17.06.2022 - 19:32

Pas ekzekutimit të Ergys Dashit në janar të këtij viti në Guayaquil, të një prej elementëve të njohur të trafikut të drogës nga Amerika Latine për në Evropë, bandat shqiptare kanë filluar të eksplorojnë Perunë, për të gjetur aty sigurinë që nuk ua jep dot Ekuadori.

Sipas mediave peruane, këtë e tregon edhe rasti i dy trafikantëve shqiptarë Franko Malo dhe Gentjan Meta të cilët kishin hyrë në Peru përmes Ekuadorit për të zhvilluar trafikun e drogës dhe kishin bërë gati 2.2 tonë kokainë për të transportuar drejt Holandës.

Por droga u pikas nga policia e cila në aksionin e saj arrestoi 7 peruanë. Ndërsa bashkëpunëtorët e shqiptarëve si Ismael Jiménez dhe vetë Franko Malo dhe Gentjan Meta u arratisën.

Për policinë e antidrogës mafia shqiptare do të tentojë sërish eksportin e drogës. “Kjo mafie e drejtuar nga shqiptarët kishte si qendër operacioni qytetin Trujillo, ku kishin ngritur të gjithë logjistikën për të transportuar drogën përmes portit të Callaos. Destinacioni i tyre ishin portet e Evropës, kryesisht Roterdami, në Holandë dhe Antwerpi në Belgjikë”, shpjegoi kreu i i Dirandros, koloneli PNP César Echevarría Cabrejos, shkruajnë mediat peruane.

Ai raportoi se droga në zonën e prodhimit ka një vlerë nga 1500 deri në 2 mijë dollarë për kilogram. Dhe nëse transferohet në Lima, ose në portin e Callaos, vlera e tij trefishohet.

“Çmimi i drogës në kontinentin evropian apo në Holandë mund të arrijë në 100 mijë dollarë për kilogram”, tha koloneli, César Echevarría Cabrejos.

Autoriteti policor konfirmoi se operacioni Bitcoin tregon se organizatat kriminale shqiptare kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të trafikut të drogës në një shkallë më të gjerë.harta
Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP), mafia shqiptare e drogës është një nga më të fuqishmet dhe më të frikshmet në Evropë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN