23.06.2022 - 19:02
Notarja amerikane Anita Alvares humbi dje ndjenjat gjatë provave në Botërorin e Notit, duke shkaktuar panik të madh. Alvares u shpëtua nga trajnerja e saj, e cila nuk u mendua 2 herë dhe u hodh në ujë.
Vetë trajnerja Andrea Fuentes foli për mediet: “Ishte një frikë e madhe. Isha e frikësuar sepse e pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani po ecën shumë mirë. Ajo kishte vetëm ujë në mushkëri.
U ndjeva sikur kishte një orë të tërë ashtu. Thashë se gjërat nuk ishin në rregull, u bërtita rojeve të plazhit të futeshin në ujë, por ata nuk e kuptuan atë që thashë” – tha ajo. Lajmi është bërë publik nga të gjitha mediat.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Momente paniku në Botëror