MENU
klinika

Vajzat e showbizz-it nuk i thonë ‘jo’!

Zbuloni ngjyrën më në modë të momentit!

11.06.2022 - 08:48

Duket se një nga trendet e këtij sezoni është pikërisht ngjyra portokalli. E shndritshme, figurante dhe e zjarrtë kjo ngjyrë nuk zhgënjen në asnjë look, dhe mund të funksionojë si një bazë e mirë mbi të cilën mund të kompletosh gjithë outfit-in tënd.

Kur bëhet fjalë për trende vajzat e showbiz-it shqiptar dinë gjithnjë si të na surprizojnë dhe të na mbajnë të përditësuar me modën. Duket se shumë nga vajzat e ekranit kanë zgjedhur pikërisht ngjyrën portokalli dhe duhet ta pranojmë që kanë shkëlqyer.

Einxhel Shkira ka zgjedhur një bluzë portokalli të ndezur dhe me një grim minimal bukuroshja ka rrëmbyer tërë vëmendjen.

Sarah Berisha na ka vërtetuar tashmë se ka shijë në veshje dhe me kostumin e saj në ngjyrë portokalli  ajo nuk zhgënjeu.

Monika Lubonja ka zgjedhur poashtu një kostum portokalli, në ditën e saj të ditëlindjes dhe siguroi që të gjithë të mrekulloheshin prej saj.

Elita Rudi, bukuroshja brune vërtetoi se një vajzë me ngjyra mesdhetare si ajo nuk duhet të kursehet kur bëhet fjalë për një fustan portokalli.

Kiara Tito gjithashtu zgjodhi ngjyrën portokalli, në një veshje e cila shoqërohej edhe me foto e shkrime të ndryshme.

As Argjira Spanca, nuk i tha ‘jo’ një kostumi në ngjyrë portokalli dhe dukej thjesht e mrekullueshme.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure