“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Zjarri i natës, a ngatërrohet me sëmundje të tjera?
Mjeku: Deri në momentin që nuk kanë shpërthyer elementet në lëkurë, pacientët mund ta ngatërrojnë me çfarëdolloj patologjie tjetër.
Nëse shpërthen në pjesën e gjoksit ngaqë dhimbja është shumë e fortë pacientët mund ta ngatërrojnë me një patologji kardiake.
Ose nëse del në pjesën e barkut shumë mirë mund të shoqërohet me një problematikë tjetër kirurgjikale dhe kjo i detyron pacientët të shfaqen te kirurgjia. Shumë herë shfaqet në ekstremitetin e sipërm mbrapa dhe dhimbjet janë kaq të forta sa ajo mund të ngatërrohet me një nerv shiatik.
Kur shfaqet në lëkurë, klinika është e qartë. Kur pacienti ankon dhimbje që janë të forta e kur ndodh më tepër natën, mjeku infeksionist e dallon shumë mirë që është zjarr nate.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.