Mbrojtësi holandez De Ligt mund të largohet nga Italia në merkaton e kësaj vere. Juventusi kërkon 100 milionë euro, që ta lërë të lirë xhevahirin e vet. Një shumë e majme, që do të shërbente për 4 blerje të reja.
Në pritje të zhvillimeve mbi holandezin, ku do të përfundojë dhe për sa para, ne po ju njohim me 10 lojtarët që janë shitur më shtrenjtë, me itinerar nga Serie A për një ligë tjetër:
10.PJANIC: 60 milionë euro, nga Juventusi te Barcelona më 2020
9.ALISSON: 62.5 milionë euro, nga Roma te Liverpool më 2018 7
8.CAVANI: 64.5 milionë euro, nga Napoli te PSG më 2013
7.CANCELO: 65 milionë euro, nga Juventusi te Man City në vitin 2019
6.HAKIMI: 66.5 milionë euro, nga Interi te PSG në vitin 2021
5.KAKA: 67 milionë euro, nga Milan te Real Madrid më 2009
4.IBRAHIMOVIC: 69.5 milionë euro, nga Interi te Barcelona më 2009
3.ZIDANE: 77.5 milionë euro, nga Juventus te Real Madrid më 2001
2.POGBA: 105 milionë euro, nga Juventusi te Man United më 2016
1.LUKAKU: 113 milionë euro, nga Interi te Chelsea në vitin 2021