MENU
klinika

“Kam pushtet të jashtëzakonshëm”/ Bashkëpunim me Berishën?

A do krijojë forcë të re politike? Përgjigjet ish-presidenti Ilir Meta

25.07.2022 - 11:08

Ilir Meta, i pyetur nga mediat nëse do të marrë drejtimin e LSI, apo do të krijojë forcë të re politike, tha se “partia e referendumit na pret përpara”, duke e quajtur atë partinë e popullit të 2 marsit.

“Kjo zgjidh çdo problem nga oligarkët te kleptokracia te kapja e shtetit dhe referendumi do jetë shpata e Demokleut mbi gjithë politikanët e papërgjegjshëm”, theksoi Meta në daljen e tij të parë nga LSI, një ditë pasi përfundoi mandati i Presidentit.

Pyetje: A do merrni sërish drejtimi e LSI apo do krijoni forcë të re politike?

Ilir Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI se unë këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë dhe ndërgjegje të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në ven e të tejkalimit të një ngërci artificial politik që u krijua dhe dihet cfarë pasojash krijoi.

Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë bashkë në triumfin e mesazhit të 2 marsit
dhe triumfi i mesazhit të 2 marsit është sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli shqiptar ka ardhur momenti ta ushtrojë atë drejtpërdrejtë dhe kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh cdo problem nga oligarkët te kleptokracia te kapja e shtetit dhe referendumi do jetë shpata e Demokleut mbi gjithë politikanët e papërgjegjshëm, politikanët që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.

Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta u pyet gjithashtu nëse do bashkohet me Berishën pas është shprehur se është i gatshëm “të bashkëpunojë me çdo shqiptar të ndershëm e patriot”.

“Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat. Nuk jam në garë me Berishën, nuk kam qenë as me Lulushin.

Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohem për ti hënë fuqinë popullit shqiptar. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primarja. Është vetë Shqipërinë, është vënë në pikëpyetje ekzistenca e këtij shteti.

Si ndiheni që tani që nuk keni pushtet, s’keni pushtet?

Kam pushtet të jashtëzakonshëm, e kam të vështirë të dal në rrugë se harxhoj kohë me takimet. Pushteti më i madh që dua ti jap vetes është pushteti i partisë së referendumit. Ua kam lënë të gjitha bashkitë e qeveritë, dua vetëm referendumin, do e arrijmë shumë shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka ardhur momenti i ndryshimit të sistemit në vend”

Meta tregon hapat e ardhshëm: Populli i 2 marsit do të nisi…