Një nga sikletet e vajzave me ardhjen e verës dhe frekuentimin e plazheve apo pishinave, është periudha e ciklit menstrual. Por shumë njerëz thonë se uji i detit ndalon gjakderdhjen. Si qëndron e vërteta, a ndodh kështu? Ekspertët thonë se teksa ju notoni do të ndjeni më pak dhimbje. Por në fakt cikli nuk largohet në momentin që ju sapo hyni në ujë. Megjithatë, ndodh shpesh që t’ju duket sikur cikli ndalon. Si shpjegohet kjo ndjesi?
Dr.Ramsey ka dhënë disa detaje lidhur me këtë gjë. Ai thekson se cikli vijon edhe në momentin që jeni në ujë, por presioni në ato momente ngadalëson pikërisht gjakderdhjen. Jo vetëm kaq, por Dr.Ramsey shton faktin se gjaku hollohet gjatë kohës që jeni në ujë. Megjithatë, e rëndësishme është që duhet të bëni kujdes! Nuk duhet të harroni që të vendosi pecetat higjienike ose tamponin.
Dr.Ramsey shtoi se tamponët duhen ndërruar çdo gjashtë deri në tetë orë, pavarësisht nëse jeni duke notuar apo jo.
Ndërsa jeni duke notuar, tamponët mund të thithin një pjesë të ujit dhe kimikateve të tjera, kështu që përdorimi i një tamponi me përthithje të ulët dhe ndryshimi i tij më shpesh ndihmon në uljen e rrezikut të çdo acarimi apo shqetësimi.
Nëse nuk e dinit, çdo ndjenjë apo shprehi e jona e përditshme ndikon në organizmin tonë dhe shkakton ndryshime të mëdha në lidhje me trupin dhe menstruacionet tona. Ndonjëherë ndodh që të shqetësohemi rreth arsyeve të ndryshme se pse mund të kemi vonesë të periodave. Shpesh herë kjo na krijon stres apo na prish plane të shumta.
Ngjyra, sasia, rregullsia e periodave mund të thotë shumë për shëndetin e një gruaje. Si i përjeton një grua nuk i përjeton një tjetër dhe nëse mendoni se diçka nuk shkon me ciklin tuaj, nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni një problem shëndetësor. Të tilla çrregullime mund të ndodhin për shumë arsye, por sipas ekspertëve nëse këto të fundit nuk zgjidhen për 3 muaj atëherë duhet të bëni një kontroll.