Marrëveshje definitive mes Barcelonws dhe Watford për Rey Manaj. Mungon ende zyrtarizimi, por kushtet mes palëve janë dakorduar. Ditët e fundit, dy klubet kanë negociuar detajet e vogla, me sulmuesin shqiptar shumë të vetëdijshëm për gjithçka që e pret në klubin anglez, në pritje të kalimit të kontrollit mjekësor.
Largimi i tij është me kosto zero. Në fakt, Manaj e përfundonte kontratën në fuqi me katalanasit në qershor 2023, por Barça e ka lënë të lirë. Për shkak të rënies së tij nga kategoria, Watford nuk mendoi të paguante asgjë për transferimin e lojtarit.
Rey Manaj ndihet i emocionuar që është në një ekip me aspirata për t’u rikthyer në elitën angleze. Ai ka qenë i huazuar sezonin e fundit te Spezia në Serie A. Klubi italian nuk mundi të ekzekutonte opsionin e blerjes të vendosur në 2.7 milionë euro.