MENU
klinika

Pamjet e promos së klubit

“Jam Kristjan, jam Inter”, shqiptari ndez zikaltrit

07.07.2022 - 16:11

Në pak kohë, nga një i panjohur, në një futbollist të Inter. Kristjan Asllani po përjeton një ëndërr të vërtetë, një histori e denjë për filma. Mesfushori kuqezi nënshkroi pak ditë më parë kontratën e tij të jetës, një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 1,2 milionë euro në vit.

Pavarësisht se në Milano zbarkuan gjatë verës lojtarë si Romelu Lukaku, Inter vijon t’i bëjë jehonë transferimit të Kristjan Asllanit. I gjithë populli zikaltër ka shumë besim te talenti 20-vjeçar, ashtu siç u shpreh edhe Simone Inzaghi kishte një vit që kërkonte shërbimet e yllit kuqezi.

Së fundmi me anë të një video në faqen zyrtare, Inter ka sjell një promo fantastike me fjalët e Asllanit: “Të lëvizësh gjithnjë, të mos ndalosh kurrë. Nga një shtëpi, në një shtëpi tjetër.

Në fushë dhe jashtë saj, gjithnjë. Pa u lodhur, duke përshkruar kilometra e kilometra, me topin në këmbë dhe kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithnjë e më lart. Jam Kristjan, jam Inter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin