MENU
klinika

Frika e re në futbollin italian

Alarmi, Serie A mund të mos nisë më 13 gusht

22.07.2022 - 18:53

Presidenti i Serie A, Lorenzo Casini, ka qenë prezent ditën e sotme për të inspektuar ambientet e stadiumit të Udineses “Dacia Arena” nga ku ka folur për startin e kampionatit, i cili është projektuar të nis në datën 13 gusht.

Casini ka folur lidhur me mundësitë e një shtyrje të mundshme të startit të Serie A për shkak të temperaturave të larta që do ta bëjnë të vështirë të luhet në atë datë.

“Shqetësimi ynë i parë janë kushtet klimaterike. Vështirë se në 13 gusht mund të luhet në ato temperatura. Patjetër bëhet fjalë për një sezon të pazakontë edhe për shkak të Botërorit, por ne do të marrim masat e nevojshme për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve”, u shpreh Casini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi për martesë të tifozit

Dashuria triumfon përpara…Mourinhos