MENU
klinika

‘Big Brother VIP’ edhe në Kosovë

Alaudin Hamiti zbulon bisedën me Arbana Osmanin

17.07.2022 - 11:08

Alaudin Hamiti do jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë, ku ky format do vijë për herë të parë në vjeshtë. Por, çfarë i ka thënë Arbana Osmani prezantuesit të njohur?

Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”. Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”.

Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.

Pas marrëveshjes me Banijay Rights, ‘Artmotion’ që drejtohet nga Alaudini dhe KlanKosova do të sjellin edicionin ‘Big Brother VIP’ në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prapaskenat e konfliktit mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës

“Big Brother VIP” molla e sherrit që i ktheu në armike

Ka një mesazh për të gjithë!

Arbana Osmani është lodhur nga kjo pyetje!