MENU
klinika

“Putini është përgatitur për një luftë të gjatë”

Kurti: Rezistenca ndaj agresionit rus kërkon më shumë sakrifica

04.07.2022 - 11:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se vendet demokratike duhet me çdo kusht të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që demokracia e Ukrainë të fitojë ndaj autokracisë së Rusisë.

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA, me anë të një postimi në Facebook ai tha se Vladimir Putin, është përgatitur për një luftë të gjatë e shkatërruese ndaj Ukrainës.

“Putini është përgatitur për një luftë të gjatë shkatërruese ndaj Ukrainës dhe po llogarit në një dimër të ashpër për t’iu shkaktuar vuajtje maksimale shteteve evropiane të varura prej gazit rus. Për këto arsye, mes të tjerash, rezistenca efikase ndaj agresionit të Putinit do të kërkojë më shumë sakrificë se kurrë nga demokracitë e botës”, shkroi ai.

Kreu i Qeverisë deklaroi se duhet dëshmuar botës se vendosmëria e qeverisjes së popullit “nuk do të zhduket nga toka”, ndërsa shtoi se demokracia nuk e mbron vetveten.

“Këtë 4 korrik, pra, kur po e festojmë demokracinë, le të kujtojmë, bashkë me Lincolnin (ish-presidenti i SHBA-së v.j), se demokracia nuk e mbron vetveten; përkundrazi, ne popujt e botës demokratike duhet ta mbrojmë”, shkroi Kurti.

Sipas Kurtit, përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për t’i promovuar vlerat demokratike, mund të kuptohen si përpjekje për të ruajtur paqen ndërmjet kombeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BILD: Ja plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës

A është Evropa në prag lufte?

Project Syndicate/ Çfarë roli do luajë SHBA në tregun global?

A do të bëhet Amerika Arabia Saudite e gazit natyror?