MENU
klinika

Analiza

Amerika nuk ka pse i “fshihet” Kinës!

27.07.2022 - 13:19

Nëse Presidenti Trump nuk bëri asgjë tjetër në detyrë, ai arriti të krijojë një konsensus të ri brenda politikës amerikane në lidhje me Kinën komuniste, diçka që ka ndikuar në politikëbërësit nga Londra në Tokio.

Në luftërat kulturale febrile të jetës publike të SHBA-së, e vetmja gjë që ka të ngjarë të bashkojë demokratët dhe republikanët, dhe të marrë mbështetjen dypartiake, është një qëndrim i fortë ndaj Kinës.

Por, një udhëtim në Tajvan i planifikuar nga kryedemokratja dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA – Nancy Pelosi – rrezikon një krizë të shkallës së plotë, me drejtuesit e lartë në Pentagon që e shikojnë situatën me nervozizëm.

Kina ka kërcënuar publikisht “masa të forta” nëse Pelosi vazhdon, me frikën se Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) mund të përpiqet të bllokojë Pelosin nga zbarkimi në Tajvan ose madje të përdorë avionë luftarakë për të penguar avionin e saj.

Taiwan fears fallout from planned Nancy Pelosi visit threatens US security  commitment | Financial Times

Tani, demokratët e Kongresit dhe republikanët po mbështesin Pelosin.

Midis tyre është përfaqësuesi republikan Pete Sessions, i cili tha, “nëse unë do të isha unë, do të shkoja”. Ndërkohë senatori republikan dhe ish-guvernatori i Floridës Rick Scott tha: “Unë mendoj se është e rëndësishme që të shkojmë atje dhe t’i themi Tajvanit se ata janë një aleat i rëndësishëm demokratik”. Senatori republikan Ben Sasse, shtoi: “Pelosi duhet të shkojë në Tajvan dhe Presidenti Biden duhet t’ia bëjë të qartë kryetarit Xi se nuk ka asgjë që Partia Komuniste Kineze mund të bëjë për këtë.”

Disa demokratë folën gjithashtu.

Zonja Pelosi do të ishte politikania më e lartë amerikane që do të vizitonte Tajvanin që pas Newt Gingrich në 1997, kur republikani shërbeu në të njëjtin rol.

Ish-sekretari i Mbrojtjes i Trump, Mark Esper, tha se më shumë zyrtarë të rangut të lartë amerikan duhet të vizitojnë Tajvanin për të ndihmuar në formimin e politikës në rajon dhe se Kina nuk duhet të ketë të drejtën e vetos mbi vendin ku udhëtojnë zyrtarët amerikanë. Esper i tha CNN: “Unë mendoj se nëse kryetarja dëshiron të shkojë, ajo duhet të shkojë.”

Ish-sekretari i shtetit i Trump, Mike Pompeo, shkroi në Twitter: “Nancy, unë do të vij me ty. Unë jam i ndaluar në Kinë, por jo në Tajvanin liridashës. Shihemi atje!”

Një retorikë e tillë do të ushtrojë presion mbi Shtëpinë e Bardhë për të mbështetur Pelosin, pavarësisht faktit që Presidenti Biden kishte thënë më herët: “Ushtria mendon se nuk është një ide e mirë tani”.

Të dyja palët do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të tërhiqen.

Partia Koministe Kineze nuk do të dëshirojë të perceptohet si e dobët – aq më pak nga njerëzit e saj, si dhe nga Tajvani dhe komuniteti më i gjerë global.

Pekini do të frikësohet se kjo do të bëjë që regjimit t’i prishet imazhi kur bëhet fjalë për kërcënimet e tij kundër Tajvanit.

Në të gjitha këto, ndërkohë, PKK ka arritur të arrijë të pamendueshmen: të bashkojë demokratët dhe republikanët.

Duket se Amerika sa më shumë shikon nga jashtë, arrin të bashkohet.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kina paralajmëron SHBA-në

“Kush luan me zjarrin do digjet”

Ministri i mbrojtjes, deklaratë të fortë

“Kina do të pushtojë Tajvanin deri në 2025”