Prishja e miqësisë mes Noizyt dhe Mozzik u bë kryefjalë e mediave sociale, sidomos ditën e djeshme pas fshirjes së bashkëpunimit më në zë të dyshes “Bonjour Madame”
Por si ka reaguar Loredana pas lajmeve për prishjen e miqësisë mes dyshes?
Reperja postoi një video ku shfaqet duke festuar me mikeshat e saj dhe duke kërcyer me këngët e Noizyt, teksa ka etiketuar edhe Noizyn. Reperi e ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram.
Veprimi i Loredanës është konsideruar nga fansat si një mbështetje ndaj Noizyt dhe kunjë ndaj Mozzik.
Kujtojmë se prej disa kohësh po qarkullon në rrjet një video e reperit Cllevio i cili ka një rivalitet të hapur me Noizy-n. Në video reperi ka bërë një deklaratë të fortë për Loredanën dhe Noizyn.
“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, ka thumbuar Ahmeti.
Reperi i ka bërë këto aludime përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn dhe si duket kjo gjë ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes reperit dhe Mozzik.
Fundi i miqësisë është pasuar me fshirjen e bashkëpunimit të tyre të suksesshëm muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Ky detaj u vu re nga ne ditën e sotme. Duket se Mozzik ka vendosur të shpallë “luftë” të hapur ndaj Noizyt.
Dy reperët i kanë fshirë postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale. Nuk e dimë ende nëse Loredana është arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë mes dyshes, por që ka ndikuar kjo është e sigurt.