MENU
klinika

Tallje dhe gëzim

Atentati ndaj ish-kryeministrit/ Në Kinë ‘shpërthejnë’ rrjetet sociale

08.07.2022 - 10:59

Atentati ndaj Shinzo Abe, njeriu që mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, ka tronditur vendin. Liderë të shumtë botërorë kanë shprehur dhimbjen për sulmin që i mori jetën ish kryeministrit Abe.

Zyrtarët e qeverisë kineze janë shprehur të tronditur nga të shtënat ndaj Abe.

Por në rrjetet sociale nacionalistët kinezë kanë shprehur gëzim për atentatin, shkruan BBC.

Analiza e BBC tregoi se shumë nga komentet më të pëlqyera në Weibo, një nga platformat më të mëdha të mediave sociale të Kinës, shprehnin gëzim për të shtënat ndaj ish-kryeministrit, ndërsa videot në TikTok të transmetuesit shtetëror CCTV shprehnin gjithashtu tallje.

Abe është një figurë jo e dashur në Kinë për shkak të përpjekjeve të tij për të krijuar marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, marrëdhëniet e tij të vështira me Pekinin dhe përpjekjet e tij për të liruar kufizimet ndaj ushtrisë japoneze.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha se ai nuk do të fliste për “komentet e përdoruesve të internetit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëllohet me armë zjarri teksa mbante një fjalim elektoral

FOTO+VIDEO/ Atentat ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe