MENU
klinika

Ish-komandanti i NATOS: Shkaku është...

“Ballkani e kupton më mirë se çdokush luftën në Ukrainë”

25.07.2022 - 12:32

Në konferencën “Sfidat e Sigurisë dhe Riformimi Gjeopolitik” që po mbahet sot në Kuvend është i pranishëm ndër të tjerë edhe Ish-komandanti superm i NATOS, James L. Jones.

Gjatë fjalës së tij, ndërsa kujtoi se familja e tij ka rrënjë të thella evropiane, ish-komandanti i NATO-s tha se Ballkani Perëndimor e kupton më mirë se kushdo rrezikun që mund të vijë nga lufta në Ukrainë.

Ai tha se sot demokracia po sfidohet nga autokracia ndërsa theksoi se autokratë të tjerë si Vladimir Putini në botë po vëzhgojnë me kujdes nëse “kushtet mund të krijohen edhe për ta.”

Sipas James Jones, në përgjigje të këtij agresioni të paprovokuar, Perëndimi duhet të përgjigjet me spektër të plotë ndërsa shtoi se duhen marrë masa për të vijuar me shkëmbimin e inteligjencës si dhe në bashkëpunimin në sigurinë kibernetike.

“Mendova se do të kishim një takim të vogël, por mesa duket kjo është një surprizë e madhe për mua, por unë jam shumë i nderuar që jam këtu me ju.
Mendoj se duhet t’u them që unë dhe familja ime kemi rrënjë të forta evropiane…Unë u rrita në Paris, kam shkuar në shkolla të Francës…Kam rrënjë të thella dhe e kuptoj shumë mirë kulturën evropiane, mënyrën sesi jetojnë evropianët…
Kur lufta i është kthyer Evropës…këtë mëngjes dua të ndaj me ju disa mendime personale të mia, sepse nuk jam në qeveri, nuk jam me uniformë, sa i përket Ukrainës dhe mbrojtjes ndaj agresionit rus. Mendoj që jetojmë në një kohë kur jemi të sfiduar si demokraci kundër autokracive. Sa i përket Ukrainës, sulmet ruse janë intensifikuar. Rajoni juaj e kuptoni më mirë situatën krahasuar me ne që jetojmë matanë Atlantikut. Shkaku i gjithë kësaj situate është një njeri, Putin. Ai “urren” çdo gjë rreth zgjerimit të NATO-s. Sidomos dy prurjet e fundit Finlanda dhe Suedia…”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: Ballkani i Hapur nëse ndryshon Serbia

“Nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike”


“Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në rajon”

Kurti: Serbia do të jetë rrezik për sigurinë e Kosovës dhe…

Deri tani 13 persona kanë humbur jetën

Pamjet/ Shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi

"Projektligjet për serbët në Kosovë nuk i shkelin zotimet e dialogut"

U kritikua nga SHBA dhe BE, reagon Serbia