MENU
klinika

E rëndë në Gjirokastër!

Bariu bie nga shkëmbi, humb jetën

19.07.2022 - 10:44

Një bari 52-vjeçar me iniciale A.Ç është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e fshatit Dervician.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale pasi bariu është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale.