MENU
klinika

Merr fund transferimi

Broja lë Chelsean për një tjetër ekip londinez

18.07.2022 - 11:33

Armando Broja është kthyer në Angli për të zyrtarizuar të ardhmen e tij, që me sa duket, do të jetë sërish në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pak ditë pasi u bashkua me Chelsea në fazën përgatitore në SHBA, rikthehet në Londër për të mbyllur marrëveshjen me West Ham.

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv Fabricio Romano dhe Adam Njuzon, thuhet se 20-vjeçari ka udhëtuar gjatë mbrëmjes për në ishull dhe se klubi i West Ham është shumë pranë marrëveshjes me shqiptarin, i cili pritet të nisë një aventurë të re në Londër, por me fanellë tjetër dhe jo të Chelsea.

Ekipi londinez është fuqizuar shumë vitet e fundit nën drejtimin e David Moyes, duke dhuruar paraqitje pozitive në Premier League dhe Europë. Trajneri skocez u ka kërkuar drejtuesve të klubit sulmuesin shqiptar. “Blutë e Londrës” e kanë të qartë që zotërojnë një lojtar me potencial të madh, por Broja dëshiron të luajë, diçka që Thomas Tuchel nuk ia siguron dot.

Chelsea pranon vetëm huazimin e sulmuesit, pasi beson shumë te kualiteti i tij dhe e cilëson një futbollist tepër të rëndësishëm për të ardhmen, propozim që është pranuar nga West Ham, ekip që mbështetet nga një tifozëri e zjarrtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN