“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë është veshi i notarit?
Mjeku: Vera do të thotë not dhe zhytje, ndërsa për disa kjo nënkupton infeksione të përsëritura të veshit të jashtëm. Uji i kontaminuar futet në vesh dhe shndërrohet në rezervuar mikroorganizmash bakterialë. Një traumë e kanalit të jashtëm të dëgjimit shpeshherë bëhet shkak për fillimin e infeksionit. Në këtë rast pacienti përjeton enjtje të kanalit dhe dhimbje veshi të cilat kërkojnë përdorimin e antibiotikëve dhe kortizonikëve lokalë me recetën e mjekut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.