MENU
klinika

Formula 1

Charles Leclerc del nga pista, asnjë pikë në Francë

24.07.2022 - 15:45

Charles Leclerc, edhe pse bën mirë në garat për “pole position”, teksa një ditë më parë mori të shtatin radhazi dhe sot u nis i pari dhe madje kryesonte në xhiron e 19-të, nuk arriti të marrë asnjë pikë në garën e Francës.

Piloti i Ferrarit doli nga pista në kthesën numër 11 dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, pa qenë në gjendje të rikthehej në pista. Fatmirësisht, nuk ka probleme për pilotin, i cili ishte shumë i mërzitur nga ajo që ndodhi.

Duket se ka pasur një problem me pedalen e gazit, që ka mbetur i takuar në dalje të kthesës dhe makina që ka rrëshkitur pastaj nga frenimi i fortë. Garën po e kryeson Verstappen…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN