MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat ushqime shkaktojnë gurë në veshka

03.07.2022 - 15:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat ushqime shkaktojnë gurë në veshka

Mjeku: Rasti i ushqyerjes është specifik te çdo pacient, sipas përbërjes së gurëve që ata prodhojnë. Në gurët e formuar nga acidi urik nuk këshillohet përdorimi i ushqimeve të pasura me purinë, si për shembull: ngjalat, açuget, sardelet, mëlçia, truri, zemra, mishi i patës dhe pëllumbit.

Në rastin e gurëve të formuar nga kalciumi aktualisht nuk këshillohet një dietë me përmbajtje të ulët kalciumi, por këshillohen dieta të pasura me fibra. Duhen evituar në këtë rast edhe ushqimet me përbërje të lartë të osalatit, si p.sh.: spinaq, çokollatë, coca cola etj.

Në rastin kur gurët janë të formuar nga cistina duhet të ulim sa më shumë përdorimin e ushqimeve të pasur me metioninë, si p.sh. vezë, mish viçi dhe derri, frutat e thata dhe qumështin e lopës. Parimi kryesor për parandalimin e formimit të gurëve në veshka, është ai i konsumimit të ushqimeve me pak kripë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.