MENU
klinika

"Një i ri më goditi me grusht në fytyrë"

Dhunohet kryebashkiaku socialist

13.07.2022 - 22:34

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Sipas News24, ka qenë vetë kryebashkiaku socialist i cili ka denoncuar dhunën në polici.

Dy ditë më parë, ai ka treguar në polici se një person e ka goditur me grusht në fytyrë, ndërsa është fyer edhe nga një 33-vjeçar me iniciale D.S.

Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë.

Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë. Policia e Divjakës nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.