MENU
klinika

Ankandi i Monterey

Do të shitet Porsche 911 Carrera e Paul Walker

18.07.2022 - 12:57

Lista e veturave të lavdishme që do të shiten nëpërmjet ankandit në Javën e Veturave në Monterey është përplot me ato lloj vetura të cilat të bëjnë ta kthesh kokën për t’i parë, duke filluar me një nga 12 veturat Packard Custom Convertible Sedan i vitit 1934 e deri tek prototipi i Ferrarit LaFerrari MP1 2012.

Por nëse je adhurues i filmave Fast and Furious, atëherë atje mund të jetë vetëm një veturë të cilën ju do e donit ta keni në garazhin tuaj, një Porsche 911 Carrera RS 2.7, veturë e cila më parë ishte nën pronësinë e Paul Walker.

Walker ishte pjesë e serisë së filmave aksion deri në momentin kur ai vdiq në vitin 2013 në një aksident ku ishte e përfshirë një Porsche tjetër, një Carrera GT e cila gjithashtu ishte nën pronësinë e Walker.

Një tip i veturave, Walker kishte treguar në lidhje me blerjen e kësaj veture gjatë një paraqitje tek Jay Leno, veturë të cilën ai e kishte gjetur në internet gjatë vitit 2011.

Walker nuk ishte edhe aq i sigurt se nëse vetura mund të ndizej kur ai kishte pranuar që ta blinte atë, por që mjeshtërit tek Ankandet Mecum janë në gjendje ta ofrojnë veturën në gjendje të rregullt tani kur ajo është restauruar dhe rafinuar në një nivel që edhe vet Walker do ta kishte vlerësuar.

Vetura 911 RS 2.7 ka një histori të ngasjes të shpejtë dhe të furishme, pasi që ky model kishte garuar nëpër pista të ndryshme duke filluar nga viti 1972. Vetura e Walker vije me dokumente nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave dhe me një certifikatë autenticiteti nga Porsche.