Paulo Dybala, pas 7 sezonesh bardhezi, vendosi “ta ngjyrosë” karrierën verdhekuqe. Pika e kthesës erdhi brenda natës, pas një samiti tjetër me agjentin e tij, i cili pasoi ofertën e parë të vërtetë të Romës (kontratë 4 milionëshe).
I pari që e mori vesh ishte José Mourinho, i cili ndoqi zgjuar nga Portugalia zhvillimet e negociatave dhe rreth orës 2 pas mesnate mori “po” e argjentinasit në Whatsapp. Është e kotë të flitet për lumturinë e trajnerit, një sponsor i madh i argjentinasit, i cili me presionin e tij ishte vendimtar për ta bërë Paulon të ndryshonte mendje.
Fillimisht “Joya” kishte hezituar të zgjidhte një ekip që nuk merr pjesë në Champions League. Friedkins ishin gjithashtu vendimtarë, sepse e telefonuan personalisht Dybala dhe fluturuan për në Torino. Sharmit të “Special One” është e vështirë t’i rezistosh.
Ashtu si Francesco Totti, një tjetër admirues i madh i Dybala, i cili në periudhën e fundit ka shpenzuar shumë për ta shtyrë argjentinasit drejt skuadrës së tij të zemrës. Edhe me ish-kapitenin e dashur verdhekuq ka pasur një telefonatë orët e fundit. Detajet e fundit të operacionit ende mungojnë, por sot mund të mbyllet gjithçka.
Paulo u nis për në Portugali, ku po stërvitet skuadra kryeqytetase, nga Torino në orën 9 me një fluturim privat dhe ka zbarkuar tashmë te skuadra e re. Bashkë me të në aeroplan ishte presidenti Friedkins, Pinto dhe agjentët. Ata zbritën të gjithë pak pas orës 11:30, më pas argjentinasi shkoi për vizita mjekësore në një klinikë private në Albufeira.
Ndalesa e radhës, resorti i Romës për nënshkrimin e kontratës. Fjalët e tij të para: “Jam shumë i lumtur”. Lidhur me fanellën me numrin 10, argjentinasi u përgjigj kështu: “Pastaj do të flasim për këtë. Është surprizë”.
Argjentinasi po mendon të marrë edhe 21-shin, por do të vendosë pasi të bisedojë me Mourinhon dhe Pellegrinin. Numri 21 për momentin është i Matic, ndaj verdhekuqtë mund t’i propozojnë 10, aq i lakmuar në futboll, duke e parë “Joya” si pasues dinjitoz të Totti, të paktën si flamur i Romës.
Pika e kthesës erdhi mbrëmë, në një darkë që filloi shumë vonë, rreth orës 23:00, mes Pintos dhe Antun, e cila përfundoi rreth orës 1 pas mesnate. Roma rifilloi negociatat duke rritur pjesën fikse dhe arritur në total 6 milionë euro. Lëvizja e Romës për ta ulur klauzolën e largimit, e cila do të jetë e ulët (rreth 20 milionë euro), ishte gjithashtu vendimtare.
Pra, argjentinasi ka lënë hapur një mundësi daljeje nag Roma pa shumë shpenzime. Ndërkohë, një qytet i tërë tashmë ka filluar të ëndërrojë. Pas ardhjes së Mourinhos dhe fitimit të Ligës së Konferencës, një përforcim i nivelit të lartë, një lojtar fitues që t’i mbush sytë me klasin e tij. Ai ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në lojë dhe për të provuar se është ende kampion i madh.