MENU
klinika

Laporta darkon me Mendes

E fundit rreth Ronaldos, kalon te Barcelona?

04.07.2022 - 22:54

Një lajm i bujshëm ka trazuar ndjeshëm merkaton së fundmi. Sipas prestigjiozes “AS”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është duke darkuar me menaxherin Jorge Mendes aktualisht dhe bëhet me dije që një nga temat e diskutimit është padyshim edhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez dëshiron të largohet nga Manchester United, për të luajtur në Champions League. Emrat e tjerë që po diskutohen në këtë takim mes Laportës dhe Mendes janë Ruben Neves, Rafael Leao dhe Bernardo Silva, por epiqendra padyshim është Cristiano Ronaldo.

Kjo sepse Bayern Munchen vazhdon të bllokojë Leëandoëskin, kësisoj Barcelona mund të hedhë vështrimin te CR7, i cili prej vitesh ka qenë një nga rivalët më të mëdhenj të katalanasve gjatë kohës që ishte pjesë e Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN