MENU
klinika

Do të largohet nga United?

Ronaldo nuk del në stërvitje, justifikimi habit

04.07.2022 - 11:16

Ku ka zë nuk është pa gjë, kështu thotë një shprehje popullore, e cila gjen vend kur bëhet fjalë për C.Ronaldo. Prej disa ditësh flitej që ylli portugez nuk do të rikthehej në “Old Traford”, zëra këto që gjejnë konfirmim.

Nga Anglia bëjnë me dije se CR7 ka njoftuar klubin se nuk do të paraqitet në fazën përgatitore, e cila nis këtë të hënë. Ronaldo është mjaftuar me një shpjegim të thjeshtë: “Arsye familjare”, por të gjithë janë të vetëdijshëm se ky është thjesht një justifikim, pasi ai poston foto dhe video nga pushimet në Mallorca.

Nga ana tjetër, mediat shtojnë se Ronaldo ia ka bërë të qartë prej kohësh drejtuesve të United se dëshiron të largohet, ka kërkuar me insistim të “djajtë” ta lënë të lirë.

CR7 ka ngarkuar super agjentin e tij, Jorge Mendez t’i gjejë një skuadër të re, për momentin nuk ka emra konkretë. Nga ana tjetër, Man.United nuk ndryshon qasje, Ronaldo për ta nuk është në shitje, ka një kontratë deri në 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN