MENU
klinika

Formula 1

Ferrari u përgjigjet akuzave dhe paralajmëron Leclerc

05.07.2022 - 18:32

Charles Leclerc nuk ishte i kënaqur me rezultatin e garës së Silverstone, ku u rendit i katërti. Strategjia që zgjodhi “kokëkuqja”, për të futur në bokse vetëm Carlos Sainz dhe jo Leclerc bëri që spanjolli të fitojë garën, ndërsa ai humbi podiumin.

Një ditë më parë Leclerc akuzoi skuderinë për zgjedhjen e gabuar që bënë me të, duke mos e futur në bokse kur në pistë e shfaq makina e sigurisë, por Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, dy ditë pas garës ka sqaruar gjithçka:

“Së pari, Charles duhet të qetësohet dhe të kuptojë se ka një arsye përse në zgjodhëm atë strategji. Të mos harrojë se për ne rëndësi ka skuadra dhe jo rezultati individual.

Charles po bënte një garë fantastike, por rrethanat bënë që ne të zgjidhnim Sainz për në bokse, pasi Charles kishte goma më të freskëta. Nuk kishim kohë të mjaftueshme që t’i fusnim të dy, pasi kështu do të humbiste edhe më shumë pozicione”, tha Binotto.

“Ne shpresonim që gomat e të tjerëve të degradonim më shpejt, por gjërat nuk shkuan kështu. Gjithsesi, Leclerc bëri një garë të madhe, ndaj duhet të jetë krenar dhe jo të akuzojë. Ne duam që të dy pilotët tanë të fitojnë, këtë herë ishte radha e Sainz dhe e përgëzojmë”, përfundoi Binotto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Schumacher merr pikët e para

Spektakolare dhe historike, triumfon Sainz