Papa Klementi XI ishte Papa i 243-të i Kishës Katolike. Shërbeu si papë nga 23 nëntori i 1700-ës deri më 19 mars 1721. Papa Klementi XI, Albani, e drejtoi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet, mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet.
Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në Urbino të Italisë. Si kreu shkollimin e plotë në Romë, falë aftësive të tij, ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës kishtare: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi, si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit (23 nëntor 1700).
Pati një papni të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrehtit, të Ratsadit e të Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas, iu desh të përballonte një rrezik tjetër: atë të pushtimit turk.
Dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke luftuar herezitë e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke dendësuar veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë.
Krenar për prejardhjen e tij shqiptare, u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve.
Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë, si për organizimin e Kuvendit të Arbrit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare, ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare. I dha kështu Dheut të të Parëve ndihmesën e tij të çmuar, për të hedhur hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore dhe kombëtare të popullit, që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit, një rreze drite, që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë. Kjo rreze, si shumë të tjera më pas, nisej nga Froni i Shën Pjetrit, ku në atë kohë qe ulur Gjon Françesk Albani.
I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” të vitit 1703, i njohur si Kuvendi i Arbrit, që shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
Ndihmesa ndaj Shqipërisë
Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI, për të bashkuar Krishtërimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri.
Kisha katolike shqiptare dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703), i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
Ndërkohë, ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike, duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat e Ohrit dhe Shkupit.
Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), që zgjati deri në ditët tona,. Edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si për shembull bektashinjtë.
Nga vinte familja e Albanit?
Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga zona e Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem: Gjergjin dhe Filipin, që ishin ish- luftëtarë të Skënderbeut, të cilët, pas rënies së tij u vendosën në Urbino. Atje, morën mbiemrin Albanesi, që më pas e ndryshuan në Albani. Nga kjo familje rrodhën shumë kardinalë të shquar, diplomatë dhe burra shteti.
Klementi XI dhe Illyricum Sacrum
Një nga pjesët më interesante të librit “Illyricum Sacrum”, është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi XI (Kelmendi), për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesë e madhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Venedik, u mbyt në lumin e Drini,t në pjesën e Zadrimës. Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhet: “Papa Klementi XI, Gian Francesco Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike.
Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Këshllin e parë të Arbrit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit Zmajeviç dhe dha urdhër që aktet e Këshillit të përktheheshin shqip e t’i shihte në gjuhën e të parëve qëh në familjen Albanih kishte mbetur vetëm si kujtim.
Në atë kohë qendra e kishave ilire ishte Raguza, ku mbaheshin këshillat kishtare të Ilirisë. Mbasi patën qenë mbytur në det ipeshkvinjtë shqiptarë duke u kthyer nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër dioqeziane shqiptare, andej e tutje të mbaheshin në tokën shqiptare. Qendra e parë e kishave ilire ka qenë Aquileja mandej Grado-i dhe mbasi selia patriakale ilire u bart në Venedik, për arsye praktike u caktua Raguza, si qendër, mbasi ishte më e përshtatshme edhe gjeografikisht.
Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Venedik dhe atje ishin grumbulluar gjatë shekujve dokumente, libra, monumente edhe për Ilirinë, e mbasi Venediku kishte edhe Institute dhe njerëz të përshtatshëm për historografi, Papa Klementi i XI u mor vesht me Jezuitët e Venedikut. Këta dërguan në Romë, at Filip Riceputin, i cili mori në dorëzim nga Papa shqiptar lëndën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve dhe me ndihmën financiare për të përballuar shpenzimet e duhura për atë punë.
Figura e Klementit XI në historinë shqiptare
Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me “gjak shqiptar, “si një Pape me “origjine shqiptare,” si Papa që ka thirrut Kuvendin e Arbrit dhe se, ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare.
Krenaria e origjinës shqiptare për Papë Klementin XI -Albani u shfaq edhe ne çastin kur u zgjodh Papë. Mbas emrit Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, për t’u dalluar përpara botës, se është shqiptar. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: “Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 janar 1703).
Vdiq më 19 mars 1721 në Romë.