Balerini Graciano Tagani është mjaft i njohur për publikun. Ai është autor dhe anëtar jurie i “Just dance” në Top Channel si dhe më herët ka marrë pjesë si balerin profesionist në kompeticione të mëdha në vendin tonë.
Shpeshherë ai ka treguar se sa shumë sfida ka profesioni i balerinit por ai ia ka dalë më së miri.
Së fundmi, ai bërë me dije një tjetër sukses të tijin! Graciano do të jetë pjesë e jurisë në një kompeticion në Itali.
Balerini thekson se është shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë mundësi. Jo vetëm kaq por ai shkruan se gjithnjë i ka adhuruar nëpërmjet ekranit personat që do jenë pjesë e jurisë së bashku me të.
“I lumtur dhe mirënjohës të jem pjesë e jurisë me personat që gjithmonë i kam adhuruar ndërmjet ekrani italian dhe nesër në romë do jem krah tyre. Mirënjohës. Shihemi nesër”, shkruan Graciano.
Sa i takon jetës personale, ai është në një marrëdhënie dashurie me moderatoren Argjira Spanca.
Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit.
Shpesh, dyshja publikon foto në shoqërinë e njëri tjetrit dhe duken gjithnjë shumë të dashuruar, të lumtur dhe të qeshur.