Përballja mes Nick Kyrgios dhe Stefanos Tsitsipas ishte një ndeshje e cila dhuroi momente emocionuese gjatë gjithë takimit, me dy tenistët që kishin një rivalitet të shtuar ndaj njëri-tjetrit për shkak të një miqësie të prishur midis tyre disa vite më parë.
Tenisti grek, Tsitipas, e goditi kundërshtarin e tij me një top gjatë një shërbimi, për të përsëritur më pas episodin në një reagim ndaj publikut. Me momentin që u kontestua nga Kyrgios, i cili kërkoi përjashtimin e tij nga gara.
Atmosfera në përfundim të ndeshjes nuk ishte aspak e qetë, me tenistin australian që e cilësoi kundërshtarin e tij si një person me probleme serioze.
Stefanos Tsitsipas vs Nick Kyrgios: 𝙏𝙝𝙚 𝙃𝙖𝙣𝙙𝙨𝙝𝙖𝙠𝙚 𝘾𝙪𝙩#Wimbledon pic.twitter.com/ySHotqt9fI
— Wimbledon (@Wimbledon) July 2, 2022
“Sot cirku ishte ai, ka probleme serioze. Askush nga tenistët e tjerë nuk e pëlqen atë dhe ai e di. Nuk e di sesi e kam frikësuar, por ai më goditi me një top, unë nuk kisha zemërim ndaj tij. Natyrisht kur humbet, zemërohesh. Edhe unë do të isha i mërzitur nëse do të kisha humbur me dikë dy herë radhazi”, tha Kyrgios.