MENU
klinika

Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt!

Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës

02.07.2022 - 15:24

Sot u hap përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë! Në ceremoninë e inagurimit ishte kryeministri Edi Rama, të cilit iu dedikua një këngë nga grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’. Nuk munguan edhe vallet ndërsa kryeministri shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin, për të cilin thonë: “Paska dhe male mbi male që të çajnë mes për mes! Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.” Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet distanca me 45 minuta. Tuneli i Skërficës  përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës. Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.

Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit. Ndërtimi i këtij aksi u prit prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

Ministrja e Enerrgjisë tha se “vepra nisi në 2008 me tre lote të mbetura rrugëve, të cilat u përfunduan në 2018, pas 10 vitesh nga koha kur ishin hapur gjatë qeverisë së PD.”

“Në 2018 kemi nisur lotet e tjera, 4,5 dhe 6, të dorëzuar në 2021 dhe loti i 7, tuneli i Skërficës, 1.3 km dhe me portalet hyrëse 1.3 të tjera, pra 2.6 km në total i kësaj vepre. E kemi nisur në gusht 2020 për ta përfunduar në 31 gusht 2022 dhe siç kemi premtuar ditën e hapjes, e kemi përfunduar 2 muaj më parë.

Rëndësinë e kemi thënë shpesh herë, është një nga pjesët më të rëndësishme që do të lidhë Gjirokastrën me Sarandën por edhe Tepelenën. Ashtu siç e themi shpesh herë me Tërmetin që u bë Gjirokastra dhe Tepelena me det”, tha Balluku.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se rruga Sarandë-Gjirokastër bëhet për vetëm 40 minuta dhe me këtë vepër, shtëpitë Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena janë me pamje nga deti.

“Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën.

Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.

Ndërkohë më 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të shkurtojë me 3 orë rrugën"

Rama publikon pamjet nga punimet në Kardhiq-Delvinë

"Do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë"

“Hapet shumë shpejt”/ Rama nxjerr FOTO nga tuneli i Skërficës


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë