MENU
klinika

E rëndë në Dibër

I riu vetëmbytet në ujëmbledhësin e centralit

12.07.2022 - 11:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër.

Një 28-vjeçar me inicialet B. T është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Sipas policisë 28-vjeçari vuan nga problem të shëndetit mendor. Ai është gjetur nga familjarët pa shenje jetë.

Sakaq grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.