MENU
klinika

“Koha për veprim”

Ilir Meta lajmëron dalje për mediat në selinë e LSI

25.07.2022 - 10:21

Një ditë pasi la Presidencën, me mbarimin e mandatit si kreu i shtetit, Ilir Meta ka lajmëruar një dalje për mediat nga selia e LSI paraditen e të hënës.

Kjo dalje për mediat vjen pak orë para se LSI të mbajë Konventën Kombëtare pasditen e 25 korrikut.

Ish- këshilltari në Presidencë i Metës, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se Meta do ketë një deklaratë për mediat.

Meta e nisi ditën e parë pa kostumin e Presidentit në rrjetet sociale me një foto së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi ku shkruante: “Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”

Ndërkohë Meta ka pasur dhe një takim me ambasadorin, Agim Nesho me të cilin thotë se ka kujtuar 2 Marsin dhe “ramë dakord se është Koha për Veprim”

“I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re”, shkruante Meta.

Njoftimi i Tedi Blushit:

Në ora 10:30, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të ketë një dalje për mediat në selinë e LSI!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN