MENU
klinika

Dëshmia në SPAK për koncesionin e sterilizimit

Ish-ministri Beqaj: S’i druhem përgjegjësisë penale

18.07.2022 - 20:18

Pas më shumë se 8 orësh, ish-ministri i Shëndetësisë ka dalë nga SPAK ku dëshmoi mbi hetimin e nisur për konçensionin e sterilizimit.

Ai u ndal para mediave ku deklaroi se ishte thirrur si person që kishte dijeni për tenderin e sterilizimit, por nuk pranoi që të jepte të tjera detaje.

Ndër të tjera, Beqja u shpreh se nuk i druhej përgjegjësisë penale, ndërkohë që nuk pranoi të përgjigjej në lidhje me materialet e mundshme që iu ka dorëzuar prokurorëve.

Me çantë shpine, i pa shoqëruar, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja mbërriti në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Beqja u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!