Ndoshta nuk keni dëgjuar ndonjëherë për rregullin që kremi të aplikohet me furçë në fytyrë, por ja që qenka e vërtetë. Tani që e mësuat mund ta përfshini këtë rregull në rutinën tuaj të përditshme. Por ja se për çfarë shërben kjo metodë…
Ekspertët e kujdesit për lëkurën shpjegojnë se përdorimi i furçës kur aplikoni kremin e fytyrës ka përparësi të shumta, në vend që të aplikoni kremin në mënyrën e zakonshme me gishta. E para, duke përdorur një furçë, do të shmangni bartjen e papastërtive dhe mikrobeve të rrezikshme nga gishtat në fytyrë. E dyta, furça do ta përhapë më mirë kremin në fytyrën tuaj, kështu që nuk do ta hidhni tepricën si në rastin kur përdorni gishtat, gjë që është ekonomike, sidomos nëse përdorni kremra të shtrenjtë.
Furça i bën një ‘peeling’ të lehtë fytyrës, hap poret, duke lejuar që kremi të depërtojë në shtresat më të thella të lëkurës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, që kontribuon në pamjen më të mirë të lëkurës, elasticitetin dhe plakjen më të ngadaltë. Zgjidhni një furçë që do ta përdorni posaçërisht për aplikimin e kremit. Pas përdorimit, fshijeni atë me një pecetë të lagur për të hequr mbetjet e kremit.
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që çdo disa ditë të lani me kujdes furçën me sapun dhe ujë të butë për të hequr mbetjet e kremit, si dhe papastërtitë. Lajeni furçën me lëvizje të buta që të mos bien qimet dhe më pas vendoseni në një vend të thatë dhe të ajrosur në mënyrë që të thahet më shpejt dhe më lehtë.
Rikujtojmë se, dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së rrudhave. Teksa vitet kalojnë, lëkura jonë humbet kolagjenin, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës. Me humbjen e kësaj proteine, rrudhat fillojnë të shfaqen në fytyrën tonë.
Shumë gra lënë mënjanë një pasuri të vogël për produkte të ndryshme kundër rrudhave, por në të vërtetë nuk ka nevojë për këtë, sepse tashmë keni gjithçka që është e nevojshme në shtëpinë tuaj që lëkura juaj të mbetet e shëndetshme dhe vitale.