MENU
klinika

Akuzat e Willi Weber

“Jam i zemëruar, familja gënjen për Michael Schumacher”

20.07.2022 - 15:00

Kanë kaluar pothuajse nëntë vjet nga aksidenti i tij tragjik dhe, që atëherë, ka shumë të panjohura rreth statusit të Michael Schumacher. Fshehtësia që ruan familja ka krijuar një mur të pakapërcyeshëm, ku informacionet mbërrijnë me pikatore.

Gjëja e fundit që dihet për një nga pilotët më të mirë të Formula 1 është ajo që vetë gruaja e tij Corinna ka zbuluar në dokumentarin më të fundit të Netflix, edhe pse pa sqaruar shumë dyshime për statusin e tij: “Të gjithëve na mungon, por Michael është këtu. Në një mënyrë tjetër, por është këtu dhe mendoj se na bën të gjejmë forcë.

Ne jemi bashkë. Jetojmë bashkë në shtëpi, bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t’u siguruar që ai të jetë rehat dhe vetëm për ta bërë atë të ndihet sikur është me familjen e tij, për të vazhduar lidhjen tonë.

Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, unë do të bëj më të mirën. Të gjithë do ta bëjmë. Por jeta private është jetë private, këtë e kam thënë gjithmonë. Për mua është shumë e rëndësishme që ju të vazhdoni ta shijoni sa më shumë jetën private. Michael gjithmonë na ka mbrojtur, tani ne po e mbrojmë atë”.

Megjithatë, shumë të tjerë nuk janë dakord me heshtjen që përfshin familjen. Edhe njerëz që kanë qenë të lidhur me familjen Schumacher për më shumë se dy dekada.

Në një bisedë me Gazzetta dello Sport, Willi Weber, ish-prezantuesi i Michael për më shumë se 20 vjet, shpërtheu tërbimin e tij ndaj familjes, e cila nuk e informoi në asnjë moment për gjendjen e ish-pilotit.

Ai u hoq nga rrethi i tij më i ngushtë pas aksidentit fatal të vitit 2013 dhe pavarësisht miqësisë së gjatë që i bashkoi që nga viti 1998, nuk pati më asnjë lloj kontakti. Madje ai shprehet se ende nuk e di statusin e mikut të tij.

“Vite pas aksidentit i thashë vetes se do të mbaja një sy vetëm te familja, pasi nuk mund t’i ndryshoja gjërat. Ai ishte si një djalë për mua. Edhe sot më dhemb të flas për këtë”, rrëfen ai për mediat italiane.

Dhe, pavarësisht pasigurisë, Weber vazhdon të këmbëngulë: “Ishte një dhimbje e madhe për mua. U përpoqa qindra herë të kontaktoja Korinën dhe ajo nuk u përgjigj. Telefonova Jean Todt (ish-president i FIA-s) për të pyetur nëse duhet të shkoja në spital dhe ai më tha të prisja, ishte shumë shpejt. Telefonova të nesërmen dhe askush nuk u përgjigj. Nuk e prisja një sjellje të tillë dhe jam ende i zemëruar për këtë”.

Pas nëntë vitesh akuzon familjen dhe i ngopur nga thashethemet dhe informacionet e shkurtra, kërkon të vërtetën për gjendjen e gjermanit: “Ndoshta duhet t’i thonë gjërat ashtu siç janë. E kuptoj situatën fillestare, pasi kam bërë gjithmonë maksimumin për të mbrojtur jetën private të Michael, por që atëherë kam dëgjuar vetëm gënjeshtra prej tyre”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN