MENU
klinika

Jean Todt

“Lutem çdo ditë për Michael Schumacher”

19.06.2020 - 12:54

Pavarësisht se Michael Schumacher u largua nga Ferrari në vitin 2006 dhe më pas u rikthye te Mercedes në vitin 2010, presidenti aktual i FIA Jean Todt ka mbetur shumë i lidhur me pilotin gjerman. Ai mbetet një nga personat e paktë që ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore, një dyshe që shkroi historinë e Formula 1.

“Në vitet 1997 dhe 1998 humbëm titullin në garën e fundit. Edhe në vitin 1999, por të paktën fituam atë për konstruktorë. Më pas erdhën vitet më të bukura. Nëse nuk ia dolëm dot më parë të fitonim, kjo ndodhi pasi nuk kishim një harmoni brenda skuadrës”, – tha Todt.

schumacher jean todt

Duke folur për gjendjen aktuale shëndetësore të pilotit gjerman, Todt shtoi: “Unë lutem gjithnjë për Michael. Kur shoh Hamilton që i afrohet rekordit të 7 titujve, më zgjohen gjithnjë kujtimet e asaj periudhe. Por rekordet janë bërë për t’u thyer dhe kohët sot janë ndryshe nga ajo e Schumacher” – u shpreh ndër të tjera Todt, sot kreu i Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN