MENU
klinika

Rrëfehet Jean Todt

“Schumacher ndodhet kudo tek unë”

04.12.2018 - 20:52

Ai ka qenë drejtuesi nga bokset i Michael Schumacher, por miqësia mes tyre i kaloi caqet e thjesht një bashkëpunimi reciprok. Sot Jean Todt është president i FIA-s (Federatës së Automobilizmit Ndërkombëtar), por mbetet pa dyshim një nga njerëzit që ka bashkëpunuar më gjatë me 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Së bashku, ata shkruan një epokë të lavdishme dhe të rëndësishme të këtij sporti dhe të Ferrarit, pasi fituan 5 tituj kampionë radhazi. Todt ka mbetur një mik i ngushtë si i pilotit ashtu dhe familjes së tij, duke qenë pranë edhe në këto momente të vështira që po kalon Michael Schumacher, ende në fazë rehabilitimi, 5 vjet nga aksidenti me ski.

Sa herë që bie fjala për Michael, Jean Todt mallëngjehet, ndërkohë që në një intervistë për mediat, ai ka rrëfyer se e kujton përditë pilotin gjerman.

schumacher jean todt
schumacher jean todt

Ne e deshëm njëri-tjetrin, pasi së bashku shkruam një histori të jashtëzakonshme suksesi. Dhe, mbi të gjitha, pasi gjithnjë arritëm t’i kalojmë së bashku edhe momentet më të vështira”, – tha Jean Todt.

Unë e kam fotografinë e tij kudo, në çdo faqe të murit në zyrën time apo në apartamentim tim. Koha që kam kaluar me Michael do të mbetet gjithnjë si koha më e bukur në jetën time”, u shpreh më tej Jean Todt, që shkon herë pas herë në shtëpinë e Michael Schumacher për ta vizituar dhe mësuar rreth gjendjes së pilotit gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Djali i legjendës Michael Schumacher

Pronari i Formula 1 i hap derën Mick Schumacher…


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak