MENU
klinika

Rrëfimi i gjermanit

Kryepeshkopi: Schumacher nuk ka ndryshuar

29.11.2018 - 15:52

Michael Schumacher, piloti legjendë i Formula 1, është mbajtur larg syve të publikut që nga aksidenti që pësoi gjatë skijimit para pesë viteve, mirëpo kryepeshkopi gjerman, i cili e kishte vizituar Schumacherin në vitin 2016, ka thënë se ai duket ende i njëjtë në fytyrë, por vetëm më i shëndoshë në fytyrë.

Gjermani është në koma që pas aksidentit që pati në dhjetor të vitit 2013, dhe shumë pak gjëra për gjendjen e tij janë bërë publike gjatë viteve të fundit, pasi që familja e tij ka preferuar t’i mbajë këto gjëra larg syrit të publikut.

“Unë u ula para tij, e preka atë me dy duart dhe e shikova në sy. Ai e ka të njëjtën fytyrë, siç e njohim të gjithë, por vetëm është pak më i shëndoshë”, – ka thënë kryepeshkopi gjerman për një revistë gjermane.

michael schumacher menaxhere
michael schumacher menaxhere

“Përreth tij janë njerëzit të cilën e duan shumë, të cilën përkujdesen për të dhe, falë Zotit, të cilët e ruajnë atë nga syri i publikut. Një person i sëmurë ka nevojë për privatësi dhe mirëkuptim.

Familja është strehimi mbrojtës për të cilët Schumacher ka kaq shumë nevojë. Bashkëshortja e tij është shpirti i familjes dhe natyrisht, unë lutem për Michaelin dhe familjen e tij”, – përfundoi kryepeshkopi Ganswein.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN