MENU
klinika

Lidhja paralele

Jo vetëm Totti, edhe Ilary Blasi e lidhur

13.07.2022 - 13:44

Divorci i Francesco Tottit me Ilary Blasi vijon të bëjë jehonë në mediat italiane. Pasi dyshja e famshme bëri publik vendimin e tyre, mediat kanë nisur një fushatë të vërtetë duke zbuluar detaje që sollën prishjen e martesës 17-vjeçare.

Ish kapiteni i famshëm u kap mat nën shoqërinë e Noemi Bocchi ndërsa së fundmi është zbuluar edhe mashkulli me të cilin Ilary kishte krijuar një lidhje paralele.

Sipas Corriere della Sera, i treti i paftuar është Antonio Spinalbese, ish stilist flokësh, por që në Itali njihet si ish i dashuri i Belen Rodriguez, të dy kanë dhe një vajzë të vogël, Luna Mari.

Deri në këto momente as Ilary e as Spinalbese nuk e kanë mohuar një lajm të tillë. Ilary për momentin ndodhen me pushime në Afrikë së bashku me fëmijët e saj, pa Tottin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kapiteni i Romës në lidhje të re

Kush është vajza që e ndau dhe i rrëmbeu zemrën Tottit