MENU
klinika

Në turin e dytë të Conference League

Ka luajtur edhe Modric, njihuni me rivalin e Tiranës

13.07.2022 - 18:05

Edhe pse ndaj një kundërshtari që mund të konsiderohej i kalueshëm, skuadra kampione e Superiores, Tirana, nuk mundi të shkonte përtej raundit të parë kualifikues në Champions League teksa u mposht në dy ndeshje me rezultatin 1-0 dhe 1-2 nga ekipi luksemburgas i Dudelange.

Megjithatë, rrigëtimi europian për bardheblutë e trajnerit Orges Shehi nuk ka përfundiar duke qenë se Tirana ka të drejtën për të luajtur në turin e dytë kualifikuese të Uefa Conference League.

Kryeqytetasit janë njohur edhe me kundërshtarët të cilët ashtu si kryeqytetasit u eliminuan nga Champions dhe kaluan në Conference League. Fjala është për boshnjakët e Zrinjski Mostar që u skualifikuan nga Champions pas përballjeve me Sheriff Tiraspol me vëmendjen që tashmë e spostojnë te skuadra shqiptare.

Por cili është klubi i Zrinjskit dhe çfarë përfaqëson ai? Të quajtur ndryshe si “Fisnikët”, Zrinjski është një klub me origjinë kroate dhe është themeluar nga të rinjtë kroatë në vitin e largët 1905, duke qenë kështu klubi më i vjetër boshnjak.

Në fillimet e saj Zrinjski luante në Bosnje-Herzegovinë, Mal të Zi apo Kroaci. Por, pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia vendosi që klubet të cilat kishin luajtur në Kroaci gjatë periudhës së luftës të pezulloheshin dhe Zrinjski ishte një prej tyre.

Pezullimi zgjati plot 50 vite, nga viti 1942 deri në vitin 1992, megjithatë, Zrinjski u reformua dhe pas Pavarësisë së Bosnje-Herzegovinës u bë pjesë e kampionatit boshnjak ku fitoi titullin e parë në vitin 2005.

Që nga ajo kohë, Zrinjski ka fituar edhe gjashtë tituj të tjerë kampionë, i fundit sezonin e kaluar ndërsa konsiderohet si një prej klubeve më të suksesshëm kroatë. Aktualisht, skuadra drejtohet nga Sergej Jakirovic me 45-vjecarin që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Bosnje-Herzegovinës.

Zrinjski i luan ndeshjet shtëpiake në “Stadion pod Bijelim Brijegom”, që ka një kapacitet prej 9.000 vendesh. Në të kaluarën pjesë e Zrinjski ka qenë edhe futbollisti i famshëm i Real Madrid dhe fituesi i Topit të Artë, Luka Modric. Mesfushori ishte pjesë e boshnjakëve në sezonin 2003-2004 teksa luajti si i huazuar nga radhët e Dinamo Zagreb.

Sa i takon ekipit aktual, mosha mesatare e skuadrës është 24.5 dhe në të ka 15 lojtarë të huaj ndërsa 4 futbollistë janë elementë të kombëtares boshnjake. S

ipas Transfermakt, vlera e klubit të Zrinjskit është 8.68 milionë euro ndërsa lojtarët më të shtrenjtë cilësohen qendërmbrojtësi Matej Senic dhe mesfushori me tipare difensive, Ivan Savic. Kartoni i secilit prej tyre shkon në shifrën e 700.000 eurove.

Nga ana tjetër, Tirana në Transfermarkt ka një vlerë prej 6.13 milionë euro dhe lojtari më i shtrenjtë është Taulant Seferi, kartoni i të cilët kushton të paktën 650.000 euro. Ndeshja e parë, Tirana-Zrinjski luhet në “Air Albania” më datë 21 korrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë kalojnë në Conference League

Tirana bie edhe në shtëpi, eliminohet nga Champions