MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me fytyrën, ç’më rekomandoni?

20.07.2022 - 09:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj, kam një problem me fytyrën. Vendi i punës ku punoj, është me shumë pluhura dhe fytyra më është acaruar aq shumë, sa më është bërë si kur kruan diçka dhe të ngelet shenjë e kuqe. Asnjëherë nuk kam pasur probleme me fytyrën më parë. Kam blerë xhel për fytyrën, po ashtu dhe krem kundër të kuqes. Por sikur ma ka bërë më keq. Pyetja ime është çfarë më rekomandoni ju diçka popullore që të bëj?

Mjeku: Unë si mjeke specialiste dermatologe, referuar të dhënave që ju përshkruani, ju sugjeroj që të kaloni nga mjeku alergolog për të bërë provat e alergjisë. Pasi sensibiliteti ë ka lëkura juaj dhe shenjat që ju thoni më bëjnë të dyshoj se mund të jetë problem alergjie.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.