MENU
klinika

“Do të të sjell familjen me arkëmort”

Kërcënoi kreun e SPAK Arben Kraja, pushohen hetimet për të riun: Vuan nga bipolariteti

09.07.2022 - 16:01

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për një 24-vjeçar që ka kërcënuar kreun e Prokurorisë zsë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja. TopChannel shkruan se pas një hetimi instesiv, prokuroria ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes, pasi akteskpertiza vërtetoi se i riu vuan nga çrregullimi bipolar.

24-vjeçari kërcënoi në Twitterin e Ambasadës Amerikane kreun e SPAK, Arben Kraja dhe referimi u krye nga agjensia e antiterrorit në Tiranë.

“Do të fus bombën në gojë ty dhe do t’i bie familjarët në arkëmort nëse nuk vazhdon të mos veprosh ndaj SHISH”– shkruante 24-vjeçari në Twitterin e ambasadës të publikuar në datën 25 tetor 2021, gjë që u vlerësua si një kërcënim për shefin e SPAK.

Nën dyshimet se ky person kishte vepruar edhe herë të tjera në rrjetet sociale antiterrori i kërkoi prokurorisë ta hetojë për kanosje për shkak të detyrës. Megjithatë një aktekspertizë e mjekësisë ligjore vërtetoi problemet e shëndetit mendor të të riut që lidhen me dëmtimin e sferës të të perceptuarit.

I riu përsëriti para prokurorisë se kërkonte që shërbimi sekret vendas të hetohej nga SPAK dhe BKH.

“Jam kundër marrjes së kësaj dëshmie nga vartësit e Gledis Nanos që më herët ka dashur të më arrestojë kur ishte në krye të antiterrorit,”- thotë ai.

Dosja për pushimin e hetimeve është dorëzuar në gjykatën e Tiranës dhe nuk është hedhur ende në short, prej nga ky gjyqtari do vendosë nëse do ta pushojë apo do ta kthejë pas për hetime të mëtejshme.